Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e 39 emigrantëve që u varrosën për së gjalli në kamionin frigoriferik.
“Daily Mail” shkruan se emigrantët janë përpjekur me thonj që të dalin nga kamioni dhe kjo gjë është vënë re pasi në muret dhe në dyert e kamionit janë gjetur gjurmë gishtash me gjak dhe copa mishi.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë gjithashtu se emigrantët kanë gërryer me thonj anësoret e kamionit, temperatura e të cilit arrin deri në minus 25 gradë Celsius.
Kamioni me 39 emigrantë të vdekur brenda u gjet në një park në Essex dhe policia arrestoi shoferin 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një çift emigrantësh.





