Shpërthim në një lokal në plazhin e Durrësit, në sektorin Teuta. 

Bëhet fjalë për një shpërthim me eksploziv, në lokalin e shtetasit M.S. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit/ve.