Pasditen e sotme është plagosur efektivi i sektorit të Antidrogës në Durrës, nga narkotiku 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit ku banon efektivi i policisë, në qytetin bregdetar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se polici Sami Gjyzeli,56 vjeç, është plagosur me thikë nga Xhemal Uka, i maskuar i cili lëviste me motor.

Fill pas incidentit, efektivi është dërguar me urgjencë për mjekim drejt spitalit, ndërsa forca të shumta kanë nisur hetimet. Sipas informacioneve që përcjellin bluzat e bardha mësohet se gjendja shëndetësore e 56-vjeçarit është e rëndë, dhe po i  nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.