Rëndohet edhe më shumë situata për 29-vjeçaren nga Durrësi, shtetasen E.A., e cila akuzohet për dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja” dhe rezulton e shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.
Më herët gjatë ditës DurrësLajm, raportoi se 29-vjeçarja është akuzuar nga 50-vjeçari C.S. për vjedhjen e një telefoni celular, dy orërave dhe sendeve personale në shtëpinë e tij. Bëhet e ditur se krahas vjedhjes, 29-vjeçarja ka thyer edhe xhamat e makinës së mjetit tip BMW, në pronësi të këtij shtetasi.
Njoftimet e policisë për akuzat ndaj 29-vjeçares
- Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për thyerjen e xhamave të mjetit tip “BMw”, të shtetasit C.S, më datë 22.04.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen në kërkim E.A, vjeç 29, banuese në Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.
- Më datë 22.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen E.A, vjeç 29, banuese në Durrës, pasi, shtetasi C.S, vjeç 50, banues në Durrës, ka bërë kallëzim se në banesë, i ka vjedhur telefonin celular, dy orë dore e sende personale. Me cilësinë e provës materiale u bllokua telefoni celular. Neni 134 i Kodit Penal.





