Të tjera detaje zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 40-vjeçarit Edmond Koçi i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen nr.16 në qytetin e Durrësit.
Mësohet se në vendin e krimit policia ka gjetur 30 gëzhoja automatiku.
Dyshohet se arma e përdorur në ngjarje, e llojit AK-47 është blerë jashtë vendit për të kryer ekzekutimin e Koçit. Ajo u gjet brenda makinës së djegur në Sukth dhe është çuar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.
Gjatë natës së kaluar janë shoqëruar në komisariat 23 persona, mes të cilëve edhe familjarë për t’u pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale. Ndërkohë, po rikontrollohet nga ekspertët mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët për sigurimin e provave.





