Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka kërkuar fillimisht azil në ambasadën hungareze në Tiranë dhe më pas është larguar në drejtim të Hungarisë. Radio “Evropa e Lirë” raporton se lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Hungarisë.
“Kërkesa për azil politik nga Gruevski nuk është çështje politike, por ligjore dhe se Hungaria po punon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Maqedoninë dhe se vazhdon të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së”, është shprehur Ministria e Jashtme e Hungarisë, raporton Radio “Evropa e Lirë”.
Ministria shprehet gjithashtu se se nuk ka informata se në çfarë mënyre Gruevski ka dalë nga Maqedonia, por shton se ish-kryeministri maqedonas ka ardhur në Hungari në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.