Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen që tronditi një natë më parë qytetin e Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shkak i sherrit mes 60-vjeçarit dhe vëllezërve Ekonomi u bë konflikti për tubin e shkarkimit të ajrit që kalonte nga piceria në pallatin ku banon familja Arapi.

Dy familjet kishin vendosur që për këtë tub pronarët e picerisë t’i paguanin 130 të vjetra në muaj familjes Arapi, pagesë e cila nuk ishte bërë, duke sjellë konflikte.

Një natë më parë bashkëshortja e viktimës Vjollca Arapi, ishte konfiktuar me vëllezërit Ekonomi, pasi i kishte kërkuar 130 mijë lekëshin. Më pas ata kanë shkuar së bashku me dhëndrin e tyre Jurgen Kurtin, në dyqanin ushqimor të Shpresës, ndërsa më vonë ka mbërritur edhe Agimi, i cili është konfiktuar me ta. Policia saktëson se ata janë përleshur fizikisht dhe kur 58-vjeçari e kanë shtrirë përtokë vëllezërit Ekonomi e Jurgen Kurti janë larguar.

Sipas policisë kjo çështje është referuar disa herë në prokurori, pasi shkak i konflikteve të vazhdueshme ka qenë tubi i shkarkimit të ajrit.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 60-vjeçarit, pasi bëhet me dije se ai vuante nga zemra dhe kishte kryer edhe një operacion.

Nuk dihet nese vdekja ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta apo për shkak të pushimit të zemrës.