Zbulohen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në një zonë të populluar të kryeqytetit siç është “Komuna e Parisit”, ku u plagos në një shkëmbim zjarri 24-vjeçari L.H.
Mësohet se kanë qënë dy makinat që kanë shkëmbyer zjarr mes tyre, ndërsa i plagosuri udhëtonte në mjetin tip Benz me targë AA 777 RT.
Makina sipas policisë, rezulton në emër të Xhevdet Hoxhës, por nuk dihet nëse ky person ka lidhje me të plagosurin.
Policia vijon të mbledhë prova në vendngjarje, ndërsa po punon intensivisht për ta zbardhur atë.





