Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit, Xhulian Bullari mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës.

I riu u ekzekutua me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup, gjykuar nga pozicioni që është qëlluar, duket se 25 vjeçari nuk e ka pritur goditjen me armë zjarri.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga persona të njohur deri në vendin e krimit, teksa po punohet për identifikimin e tyre.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore Bullari dyshohet të jetë qëlluar që mbrëmjen e djeshme.