Zbardhen të tjera detaje nga droga e sekuestruar dje në një tunel dhe një kontejner të Matit. Burime nga Prokuroria pohuan se dje në fshatin Rreth-Bazë janë gjetur plot 2 tonë e 55 kg drogë.

Të njëjtat burime pohojnë se një person është arrestuar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Po ashtu, në kërkim është shpallur dhe një tjetër person.

Fill pasi u zbulua sasia e drogës nisën hetimet për ngjarjen, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, shkarkoi dje nga radhët e policisë disa punonjës policie të Kurbinit dhe Lezhës, pasi favorizuan mbjelljen e kanabisit.