Detaje të tjera dalin në dritë nga mbytja e një gruaje në det, pranë shëtitores “Taulantia” në Durrës.
Duket se gruaja ka hyrë në det me qëllimin për t’u mbytur, pasi në breg ka lënë çantën e kuqe, e cila është marrë nga grupi hetimor, të cilët presin të mësojnë më shumë të dhëna mbi identitetin e të mbytyrës.
Deri tani nuk dihet ende identiteti i gruas si dhe mosha e saj, ndërkohë trupi i pajetë është nxjerrë nga uji dhe është marrë nga ambulanca e pranishme në vendngjarje.
E gjithë zona është rrethuar me shiritin e sigurisë.





