Dalin detaje të tjera në lidhje me sasinë e parave të bllokuara sot në Portin e Durrësit.

Gjatë marrjes në pyetje të shoferit të furgonit ku u gjetën paratë, 20-vjeçarit, O. Sefolli nga Hasi, ka pohuar se nuk ishte në dijeni të sasisë së parave pasi ai bënte transport mallrash Angli-Shqipëri.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp.

Deri më tani nuk dihet sasia e parave të sekuestruara, të cilët mësohet se janë valuta të ndryshme.

Aktualisht policia po vijon numërimin e parave.