Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin masiv, të ndodhur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani.
Bëhet me dije se sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.
Gjatë shtërngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezent.
Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.