Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr.13, ku si pasojë e një konflikti me thika, janë plagosur dy vëllezër , përkatësisht 19 dhe 23-vjeç.
Mësohet se një nga të plagosurit është me inicialet A.H.,.
Ngjarja ka ndodhur pranë pastiçeri “Pelikani”, ndërkohë që mësohet se 19-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operimit.
Për konfliktin e ndodhur janë shoqëruar në polici 5 persona, ndërkohë që sherri ka nisur mes dy vëllezërve dhe një personi tjetër si shkak i një konflikti të çastit.





