Të tjera detaje janë zbardhur mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë orëve të mesnatës në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ashensori i një pallati u shkëput, duke lënë të plagosura dy gra.

Raportohet se njëra prej grave mori shërbim mjekësor dhe më pas u largua drejt banesës, ndërkohë që tjetra ndodhet ende e shtruar, pasi është e pavetëdijshme. Sipas mjekëve e plagosura nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshohet se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.