Ky është çifti i bashkëshortëve Leko dhe Afërdita Kosta, që u vranë këtë mëngjes me armnë zjarri nga fqinji i tyre në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Palorto”, ndërsa sipas informacioneve paraprake, raportohet se sherri mes fqinjëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm për një territor të vogël mes banesave të tyre. Autori është Apostol Kosta, kushëriri i parë i viktimës.

Leko dhe Afërdita Kosta janë një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës, pasi ishin muzikantë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e krimit.