Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesnatën e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari, Jurgen Duka.

Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende.

Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit pasi autori ende i paidentifikuar ka qëlluar Dukën duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal.