Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 40-vjeçarit nga Kosova, Nexhat Rama, në Itali, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda bagazhit të një makine.
Sipas raportimit të medieve italiane, Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar të vrasjes, pas zbulimit të tabulateve telefonik, duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke vëzhguar pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës.Në pranga ra autori Davide Cristiano Mossali.
Italiani kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh shqiptarit dhe pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit Rama për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, shtynë Davide Cristiano Mossali të ndërmerrte aktin ekstrem.





