Një sasi lënde eksplozive artizanale ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në lokalin e 45 vjeçarit M.Ç , në kryqëzimin e Granzës, Fushë- Krujë.

Policia e komisariatit të Krujës e cila mbërriti në vendngjarje pas sinjalizimit të banorëve, bëri me dije se lënda eksplozive u hodh në pjesën e përparme të derës kryesore të godinës dy katëshe nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas të njëjtave burime dyshohet se motiv i këtij shpërthimi është konkurrenca midis pronarëve të lokaleve në zonë, sepse pronari i objektit nuk ka asnjë konflikt apo precedent penal.

Në momentin e shpërthimit familjarët e 45-vjeçarit kanë qenë në gjumë dhe janë trembur .  

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale (thyer xhama).

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

K.H.