Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e 1950 ton drogë, mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit.
Mësohet se në pranga ka përfunduar 56-vjeçarja Age Biba, nga Mati, banuese në Itali.
Gjithashtu është shpallur në kërkim Alfred Përleka, 33-vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.
Mbi shtetasit e mësipërm rëndon akuza për veprat penale: “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.





