Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Sarandë ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar.

Mësohet se Klodian Bakiaj është qëlluar nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja. Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.

Policia njofton se 24 vjeçari nga Laçi është shpallur në kërkim, ndërsa janë marrë në pyetje dhjetëra persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes.