Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja tronditëse e pasdites së sotme në lagjen nr.17 në Durrës.
Mësohet se e mitura A.B. 10 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike ka qenë duke luajtur me fëmijë të tjerë në katin e katërt të shtëpisë.
Sipër soletës së vilës 4-katëshe kalon kablli i linjës 35 KW. Në një moment pakujdesie, 10-vjeçarja ka rënë në kontakt me energjinë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Siç shihet edhe nga pamjet filmike të operatorit të DurrësLajm, në vendngjarje ka pasur prezencë të madhe policore.
Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike që i mori jetën 10-vjeçares.





