Sipas detajeve të reja lidhur me ngjarjen në fshatin Mborje të Korçës, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë pranë lokalit të tij, ka dyshime se Flamur Duci është vrarë.

Mësohet se viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit, që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet prerës si dhe ka djegie në pjesën e sipërme të trupit, duke shtuar dyshimet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.

Grupi hetimor i çështjes raporton se viktimës i është zënë pritë rreth 6:30 para lokalit të tij. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë parë trupin e pajetë të Ducit, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë. 

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.