Arsyeja pse 13-vjeçari në fshatin Fitore të Novoselës i dha sot fund jetës, dyshohet se ishte debati me prindërit se lëvizi makinën pa leje.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Më herët ai kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. 13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë.

Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit.