Një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë, ndërkohë që brenda saj ndodhet një person ende i paidentifikuar.

Mjeti është zbuluar që është në pronësi të shtetasit Xhavit Osmanit, nga Kosova ndërsa thuhet se makina kishte hyrë rreth 5 ditë më parë në Shqipëri nga Kosova.

Ende nuk është bërë identifikimi i kufomës së gjetur në makinën e shkrumbuar, ndërsa priten rezultatet e ADN-së. Automjeti u gjetur i fshehur në një zonë rurale.