Sasi të konsiderueshme drogash të forta kokainë dhe heroinë janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar 3 persona, por nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre. Sipas burimeve të DurrësLajm, shoferi i kamionit e kishte fshehur heroinën në trup. Lënda narkotike është zbuluar nga kontrolli që i kanë bërë atij agjentët e policisë.
Droga është zbuluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me sektorin antidrogë në Policinë e Durrësit gjatë kontrollit të ushtruar në një kamion. Operacioni policor është në zhvillim e sipër.





