Grabitja e argjendarisë në Kamzë mbrëmjen e së martës ndodhi për 20 sekonda. Kjo sipas asaj që hetuesit kanë vënë re nga pamjeve e fiksuara nga kamerat e sigurisë.

Grupi hetimor, i cili i ka këqyrur disa herë me qëllim identifikimin e tipareve fizike të tre personave, konstatuan gjithashtu se ata ishin të veshur trashë, me gjasë për të dhënë përshtypje të gabuar të masës trupore të tyre.

Atutorët gjithashtu ishin të maskuar në fytyrë. Dy prej tyre ishin të pajisur, njëri me një armë të ngjashme me një kallashnikov, ndërsa tjetri mbante në dorë një vare. Grabitësi e tretë kishte në dorë një çantë për të marrë bizhutë.

Autorët kanë kërcënuar pronaren dhe kanë marrë me shpejtësi çfarë të mundeshin, teksa gjatë largimit disa bizhu i janë rrëzuar në tokë.

Besohet se 3 autorët kishin edhe një tjetër bashkëpunëtor i cili i largoi ata nga vendi i ngjarjes me këtë makinë që shihni në foto, e cila nuk kishte targa të vërteta.

Grupi hetimor ka mbledhur një numër të lartë të kamerave të sigurisë para dhe pas grabitjes dhe janë duke shpresuar që të lokalizojnë dhe identifikojnë autorët. /Tv Klan