“Big Brother VIP 3″ pritej të niste brenda këtij viti dhe u duk se përgatitjet kishin filluar.

Ishte producentja Sara Hoxha ajo e cila tregoi para pak ditësh se ka nisur ndërtimi i shtëpisë së famshme.

Sara publikoi në Instagram një foto ku shihej motra e saj Lori Hoxha me një bashkëpunëtore në oborrin e shtëpisë së BBV.

Siç shihej në sfond, punimet kishin nisur dhe kjo na bëri të mendojmë se reality-show mund të ishte shumë afër.

Mirëpo, në fakt programi do nisë në 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e spektaklit përmes një postimi në Instagram, duke treguar se “BBV” do të startojë në vitin 2024 dhe jo në dhjetor.

Në postim shfaqen disa sy në ngjyrë ari dhe 2024.

Shumë është diskutuar mbi moderatorin e formatit këtë vit. Ka aludime se Arbana dhe familja Hoxha kanë pasur probleme dhe ajo nuk do jetë më në krye të tij.

Vetë Arbana i ka mohuar këto zëra teksa ka thënë se do e shohim së shpejti në ekran por jo se në cilin program.