Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku ka humbur jetën një grua 37-vjeçare shtatzënë.
Mësohet se 37-vjeçarja është paraqitur në maternitet në orët e para të mëngjesit me shqetësime dhe dhimbje të forta abdominale.
Pas ekzaminimeve nga mjekët, është konstatuar një gjendje (“bark kirurgjikal”). 37-vjeçarja është reanimuar dhe për shkak të gjendjes së saj të rënduar i është dhënë edhe gjak, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Pasi gjendja e saj është vlerësuar nga mjekët dhe është konsideruar e transportueshme, është bërë i mundur transferimi i saj drejt Tiranës për trajtim të mëtejshëm të specializuar.
Por, për fat të keq, ka ndërruar jetë rrugës.





