Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, ku u gjet i vrarë me një plumb në gjoks punonjësi i FNSH-së, Xhuljo Prela, 26-vjeç.

“BalkanWeb” raporton se ai ka qenë duke u kthyer nga aeroporti i Rinasit dhe në autostradën Milot – Lezhë është qëlluar nga një automjet tjetër, të cilin policia e ka identifikuar.

Po sipas të njëjtave burime, në vendngjarje janë zbuluar 3 gëzhoja arme zjarri.

26 vjeçari Xhulio Prela, banonte Tiranë dhe me origjinë ishte nga Puka. Ai ndiqte studimet në Akademinë e Policisë në vitin e 3-të.

Prela prej një viti ishte transferuar në FNSH-në Shkodër, ndërsa kishte punuar edhe dy vite në Komisariatin Policisë Lezhë.