Tiranë, 21 qershor 2014 – Më 14 maj të këtij viti, te vila “Padam” u organizua ditëlindja e violinistit të njohur, Tedi Papavrami, i cili jeton në Francë. Ai u rikthye për të dhënë dy koncerte për violinë, si dhe për të promovuar librin e tij autobiografik. Mikja e tij e vjetër, e fejuara e ministrit veliaj, Ajola Xoxa, kishte marrë përsipër organizimin e ditëlindjes së tij, si dhe ishte redaktorja e librit të Tedit. Të ftuar në atë darkë ishin pak veta: Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda, ministri Erion Veliaj dhe e fejuara Ajola Xoxa, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe bashkëshorti i saj Aleksandër Furxhi dhe miku i vjetër i Tedit, Adi Krasta dhe bashkëshortja e tij, Henri Çili si botues i librit të Tedit tek UET Press me bashkëshorten e tij.

Sapo ka pikasur prezencën e Krastës Rama i është afruar  dhe i ka thënë: “Ti ke thyer miqësinë tonë dhe ke dalë në krah të Sali Berishës. Ti more plehrë dhe legen si ka mundësi që i del kundër Top-Chanel, veprës më perëndimore që ka Shqipëria?”.

Ky reagim ka ardhur  pas akuzave të forta që Krasta kishte bërë për këtë kanal gjatë emisionit të tij, duke thënë se është një tv mafioz.

Ndërkohë Krasta i nxehur nga ana e tij ia ka kthyer, “Unë reagoj si dua, sepse nuk jam i kapur nga mafia.”

Debati mes tyre ka zgjatur rreth një orë, ndërkohë që kanë tentuar të ulin pak nivelin e gjakrave Ajola dhe Aleksandri. Në ate moment Rama iu është drejtuar të dyve, “Kush jeni ju që më tregoni se çfarë duhet të them”,- kanë rrëfyer dëshmitarët për suplementin “Panorama Plus”.

Ky ka qenë debati i cili u shtri deri në parlament, ku u përjashtua nga Kuvendi deputeti Berisha për fjalët fyese që lëshoi ndaj të fejuarës së ministrit Veliaj, teksa i referohej kësaj darke.

 

Postimi në Facebook i Ajola Xoxës

"Me ka kapur nje neveri e papershkrueshme per nivelin e shpifjes qe mund te arrije Berisha! Meqe isha ne ate darke, dua te deklaroj publikisht se kurre, kurre ne jete Kryeministri Rama nuk ka perdorur ndonje fjale fyese ndaj meje, as edhe nje here! Perkundrazi, kam patur vecse respekt prej tij. Sa turp qe nje burre ne moshen e tim gjyshi genjen dhe shpif kaq pa cipe! TURP!", – shkruan Xoxa.

 

Postimi në Facebook i Aleksandër Furxhi

"Sali Berisha shkruan ne fb se bashkeshorten time Mirela Kumbaro, ne pranine time, Edi Rama e paska fyer me fjale jashte kandarit gjate nje darke, te cilat ai nuk I listoka dot…sipas tij une paskam mbetur I shtangur dhe si cung dhe eunuk oborri nuk paskam bere ze…ai qofte qe as nuk skuqet e as nuk verdhet nga genjeshtrat qe shkruan! Po kjo eshte pune e tij. Ne me shume se 20 vjet qe e njoh Sali Berishen per shkak te profesionit tim, jam I sigurt qe ai e di shume mire qe genjen. Deri ketu do e kuptoja arsyen e genjeshtres: thjesht per te bere politike sic behet ne Shqiperi. Per cilesine mjerane te politikes ne vendin tone Berisha eshte ati shpirteror I pakonkurrueshem, kete ka nje jete qe e di edhe bufi. Por, kur ai kalon ne fyerje personale e familjare, te cilat nuk i sjellin asnje bereqet politik, ngelet vetem te them: mjere kush behet gaz I botes dhe lolo ne pleqeri. Ahime!", – shkruan Furxhi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/