Vijon historia e kontejnerëve me banane, që hyjnë në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Të paktën 100 kg kokainë e dyshuar, që është futur përmes portit më të madh në vendin tonë, është sekuestruar rreth mesditës së kësaj të enjteje në kryeqytet.

Droga e kapur e llojit kokainë, dyshohet se ka hyrë ditë më parë në portin e Durrësit në kontejnerë që transportonin banane nga vendet e Amerikës Latine.

Autoritetet kanë mbajtur nën mbikëqyrje ngarkesën që nga Porti i Durrësit për në zonën e Vaqarrit, pasi ka pasur informacione dhe indicie rreth lëndës narkotike në brendi.

Burime bëjnë me dije për disa persona të arrestuar në flagrancë dhe të shoqëruar, por ende nuk dihet numri i tyre, emrat dhe roli parkatës që kanë patur në këtë aktivitet të paligjshëm.

Lexo edhe: