Disa orë pas ngjarjes zbulohen detaje të reja për plagosjen e Rexhep Gjelit tek “5 Maji”, Tiranë, mbrëmjen e së premtes.

Gjeli festonte ditelindjen e tij te 30-te dhe kishte vendosur të festonte në lokal me miqtë e tij, përfshirë edhe Kevin Cungun.

Dyshohet se ata po konsumonin alkool dhe drogë në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi. I plagosuri Rexhep Gjeli është jashtë rrezikut për jetën, por iu nenshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë, në pjesën ku ka marrë plumbin. 

 Kevin Cungu është vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu. Autori i ngjarjes është në kërkim nga Policia.