Dy peshkatarë kanë dalë në orën 7:00 të mëngjesit të kësaj të diele me varkë druri, për të mbledhur rrjetat e peshkimit, kur varka është përmbysur në një distancë prej afro 600 – 700 metrash nga bregu i Durrësit.
Dy peshkatarë të tjerë kanë shkuar në afërsi të tyre për t’i ndihmuar dhe kanë arritur të nxjerrin trupin e njërit prej tyre. Bëhet fjalë për një peshkatar të moshës rreth 45 vjeç, i cili njihet si peshkatar prej kohësh, baba i 3 fëmijëve. Ai ka dalë i gjallë në breg, por është dërguar në urgjencë në gjendje hipotermie.
Po këta peshkatarë në bashkëpunim me Policinë Kufitare po kërkojnë për peshkatarin e dytë në zonën e Currilave.
Dëshmitarët okularë thanë për “DurrësLajm” nga vendngjarja (shih videon më poshtë) se dy peshkatarët njiheshin që bënin këtë punë me të cilën mbijetonin, ndërsa burimet zyrtare nga Policia Kufitare thanë që është e paleueshme që ata të futeshin sot në një situatë të tillë kur forca e detit shkon në 5 ballë.
Polica Kufitare tha për “DurrësLajm” që edhe para 3 muajsh ata u shpëtuan pasi kishin dalë në det në kohë të keqe.





