Dy të rinj, njëri 19 dhe tjetri 21 vjeç, punonjës të një kompanie që merrej me pastrimin e xhamave u arrestuan nga policia për gjobëvënie. 

Për ta trembur biznesmenin, Altin Vasili dhe Durim Dervishi i shkruanin mesazhe ku prezantoheshin me emrin Altin Shullazi. Biznesmeni që zgjodhën për t’i vënë gjobë quhet, Piro Zoto dhe shiste xhama. Shuma që duhej të paguante ishte 10 mije euro. Përndryshe në celular i vinin kërcënime me vdekje nga “Altin Shullazi”.

Altin Vasili dhe Durim Dervishi punonin ne nje kompani qe merrej me pastrimin e xhamave. Të rinjtë blinin materialet tek biznesi i Piro Zotos në autostradën Tiranë-Durrës, shkruan Lapsi.al. 

Pas denoncimit të Zotos, policia zbuloi se mesazhet vinin nga celulari i babait të Altin Vasilit. Duket se xhamapastruesit e kishin marrë seriozisht kërcënimin. Në shtëpinë e njërit prej tyre, policia gjeti një kallashnikov.