31-vjeçari Ervin Tola humbi jetën mbrëmë në Piacenza, Itali, pas një konflikti mes tij dhe një italiani. Shqiptari humbi menjëherë jetën, pas goditjes me thikë në gjoks.
Mediet italiane bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre janë bërë komplimentet e tepruara ndaj baristes së lokalit.
Fillimisht shqiptari dhe italiani u përplasën fizikisht dhe më pas agresori ka goditur Tolën me thikë në gjoks jashtë lokalit.
Goditje ka rezultuar fatale për shqiptarin, i cili edhe pse i plagosur mundi të rifutej në bar, ndërkohë italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Ngjarja ndodhi nën sytë e shumë dëshmitarëve, që ishin të pranishëm në barin ku ndodhi krimi i rëndë.





