Konflikti me armë në një lokal nate në fshatin Beltojë, ditën e sotme, shkaktoi plagosjen e një të riu.

Mësohet se i plagosuri është Edmir Nilaj 21 vjeç që është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

I plagosuri mësohet se përvec dëmtimeve nga arma e zjarrit ka edhe lëndime nga goditjet në kokë.

Për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, kurse autori i dyshuar, që punonte si roje sigurie në lokal, është shpallur në kërkim.