Pak minuta më parë një person është gjetur pa shenja jete në lagjen nr.12 në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Burime zyrtare, bënë me dije për "DurrësLajm" se bëhet fjalë për një endacak me inicialet A.A., 56-vjeç.

Nga kqyrja paraprake e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet për vdekje natyrale.

Viktima është gjetur në rrugë nga kalimtarë të rastit.