Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja kriminale e vendosjes së një sasie të madhe tritoli në kolanat e një ndërtesë në Durrës, ku një kompani Gjermane ushtron tregtimin e çimentos.

Burime nga policia e Durrësit thanë për “Ora News” se po hetojnë për të identifikuar 3 persona, që kanë marrë pjesë në këtë tentativë të vendosjes së tritolit në këtë biznes të huaj, njw ditw mw parw.

Nga peshimi i lëndës shpërthyese, ka rezultuar se autorët që kanë qënë tre vetë, kanë vendosur plot 50 kg tritol në njërën prej kollonave të objektit.

Kjo sasia e madhe tritoli ishte ndarë në 33 kallëpë, thonë burimet policore dhe ishte e lidhur me një bateri makine.

Grupi i hetimit që po merret me këtë çështje, ka mundur të zbardhë të plotë dinamikën e veprimeve që kanë kryer tre personat.

Ata fillimisht kanë shkuar në derën kryesore të biznesit të çimentos me një automjet. Sipas dëshmisë së rojes së objektit, tre perasonat ishin veshur me rroba ushtarake dhe fillimisht i janë prezantuar si ushtarakë.

Më pas kanë hyrë brenda biznesit ku direkt kanë kapur me forcë dhe goditur disa herë me shpulla, rojen e objektit. Ky i fundit nuk ka mundur të rezistojë, pasi tre personat e kanë lidhur me material natribani.

Tre autorët ende të paidentifikuar kanë shkuar më pas në një kolonë të godinës, duke vendosur plot 33 kallëpë dinamiti me peshë 50 kg.

Të gjithë kallëpet janë lidhur me fitila dhe kapsolla, të cilët mernin rrymë elektrike nga një bateri makine që autorët e kishin sjellë me vete. I gjithë momenti i montimit të sasisë së tritolit është parë nga roja, ndërsa sipas dëshmisë së tij në polici, ky proces ka zgjatur për më shumë se 1 orë.

Roja i lidhur 

Autorët janë larguar nga ambjentet e biznesit me automjetin që kishin ardhur, duke lënë rojen e lidhur dhe duke lënë gjithçka të përgatitur mirë, me idenë se shpërthimi do të kryhej sipas preçizionit kohor që ata i kishin kurdisur. Por fatmirësisht shpërthimi nuk është kryer megjithëse sipas burimeve policore, gjithçka ishte lidhur në mënyrë perfekte.

Efektivët e policisë që shkuan në vendgjarje dhe forcat gjeniere, i thanë grupit hetimor se voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarje kriminale, ku padyshim nëse do kishte një shpërthim padiskutim që veç dëmeve materiale, mund të kishte dhe viktima.

Për ngjarjen në fjalë policia është vënë në dijeni në orët e vona të natës nga roja I objektit, i cili pas ikjes së tre autorëve ka mundur të zgjidhet vetë dhe menjëherë ka raportuar policinë dhe përgjegjësin e biznesit. Në pyetje për këtë ngjarje është marë dhe administratori bullgar i kompanisë së çimentos, Mihail Lazarov.