Sekuestrohen armë ne nje banese, shpallet në kërkim poseduesi i apartamentit.
Sot rreth orës 14:30, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, te njoftuar nga Shërbimi Përmbarimor dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në një apartament janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 1 snaiper;
• 1 automatik
• 1 pistoletë
• 4 sileciator
– krehera me fisheke
– nje sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar marijuane
• fenelina, mjete dhe veshje policie;
• kapuça.
Shërbimi i Përmbarimit ka shkuar në apartamentin e mësipërm për të bërë të mundur ekzekutimin e një vendimi për dorëzimin e apartamentit bankës.
Apartamenti posedohej aktualisht nga shtetasi Xh.L., 56 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tij.
Policia po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale.