Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 24 vjeçar ka tentuar të vrasë vetën me pistoletë.

“Më datë 13.03.2017, rreth orës 21:05, në një spital privat ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi D. Ç., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili është dërguar në spital nga familjarët e tij. Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e këtij shtetasi dhe nga deklarimet paraprake është mësuar se D. Ç., ka tentuar të kryej vetëvrasje”, thuhet në njoftimin zyrtar.  

Grupi hetimor po punon për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për grumbullimin e të dhënave dhe motivin pse donte ta kryente këtë akt vetëflijimi.