Ankthi dhe stresi tek familja e Emiliano Salas, futbollistit argjentinas, sa po vijnë e shtohen. Policia e Gursneyt ka një detaji të ri shumë shqetësues.
Një pilot i dytë që duhet të ishte në avion, nuk ekziston. Edhe pse piloti kishte kaluar të gjitha kontrollet ishte larguar me sa bëhet e ditur nga gazeta italiane “La Gazzeta Dello Sport”.
Tre ditë kanë kaluar tashmë dhe shpresat janë pakësuar për të gjetur avionin dhe lojtarin Sala. Shpresat e pakta që ekzistonin janë shuar nga temperaturat e ulëta të ujit ku mendohet të ketë përfunduar avioni, duke besuar tani në një mrekulli.
Ndërkohë, sipas gazetës franceze, "Ouest France", David Henderson, piloti i dytë, duhet të ishte në atë aeroplan, dhe në fakt, në rrjetet sociale, ai shkroi: "Në kundërshtim me atë që u tha në shtyp, unë jam i vdekur! Unë nuk isha në atë aeroplan … ".
Dhe tani ai do të duhet të shpjegojë autoriteteve arsye për mos-praninë e tij në avion. Gjithë bota pret një lajm të mirë nga kërkimet që Emiliano Sala të jetë gjallë dhe të vazhdojë të shijojë momentin më të mirë në karrierën e tij, që duket se po ndërpritet në mes.





