Kohët e fundit është komentuar në median rozë për një lidhje të mundshme mes këngëtares Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj.
Çifti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në 'Eurovision', Romeo e mbështeti fort këngëtaren, duke ftuar të gjithë ndjekësit e tij ta votonin.
Ndonëse nuk e pranojnë lidhjen, së fundmi aktori ka provokuar sërish me një foto të publikuar në Instastory.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet bashkë me një vajzë dhe ia ka mbuluar fytyrën me një emoji.
Së fundmi, Jonida ka publikuar në profilin e saj një foto ku shihet e veshur me po të njëjtin kostum që mban edhe vajza përkrah Romeos, duke vërtetuar kështu të gjitha aludimet e fansave dhe mediave.





