Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Përtej mesazheve politike, Rama ka tërhequr edhe këtë herë vëmendje me veshjen e tij të detajuar.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, ai është shfaqur përballë ministrit grek me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenare, si dhe me yllin e partizanit, një simbol i komunizmit, i cili është hequr tashmë nga simbolet kombëtare shqiptare.





