Ka pasur mjaft kuriozitet për emrin e arbitrit, i cili do të gjykojë ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ai do të jetë bjellorusi Alexey Kulbakov, i cili do të marrë përsipër këtë ndeshje mjaft delikate duke marrë parasysh gafat në ndeshjen e kaluar nga gjyqtari Deniz Ajtekin.
37-vjeçari është mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare pasi ka marrë pjesë në ndeshje si të Ligës së Kampionëve po ashtu dhe në Ligën e Europës.Kulbakov nuk ka dhënë asnjëherë karton të kuq në ndeshjet e kombëtareve që ka drejtuar. Në lidhje me Shqipërinë ai ka drejtuar vetëm dy ndeshje të Tiranës në Ligën e Europës në vitin 2012, kundër Grevenmaher dhe Alesund.





