Policia arrestoi sot grabitësit e një banke të një niveli të dytë në zonën e ish-Bllokut më 8 gusht. Sigurisht, grabitësit janë përpjekur që të mos linin gjurmë, por ka qenë një detaj ai që i ka tradhtuar. Kështu, një gjurmë gishti, e cila ka rezultuar se i përkiste 37-vjeçarit Roland Liti (Zekaj), ka çuar në identifikimin e grabitësve.

Një ditë pas grabitjes, Roland Ziti bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar drejt Malit të Zi.

Arrestimi

Policia e Tiranës ka shpërndarë pamjet e arrestimit të tre autorëve të dyshuar të grabitjes së kasafortës së një banke të nivelit të dytë, në zonën e ish-Bllokut.

Në pamjet e shpërndara nga Policia duken tre autorët, Roland Liti (Zekaj), Alan Babamato dhe Robert Kulla, ky i fundit, djali i Nehat Kullës, të fortit të Tiranës në vitet ’90-të.

Gjithashtu, Policia ka sekuestruar dhe një pjesë të parave të vjedhura në bankë. Më 8 gusht të këtij viti, këta tre persona arritën që të çanin murin e bankës dhe të merrnin kasafortën me para.

Thuhet se nga banka u morën 200 mln lekë, por hetimet vazhdojnë.