Fare pak është folur për detarët (ekuipazhet e anijeve) si heronj në ketë periudhë të vështirë pandemike që po kalon globi ynë. Në fakt ata (me anijet e drejtuara prej tyre) janë transportuesit më të mëdhenj të mallrave që po mbajnë te furnizuar vendet e globit me ushqime, karburante, furnizme mjeksore, industriale, etj. Edhe Shqipëria (si vend kryesisht importues) patjetër që me shqetësim mban sytë nga hyrja e Portit Durrës dhe porteve të tjera të saj në pritje të anijeve me mallrat e ngarkuara që vijnë.
Por a mendojnë njerëzit, qoftë edhe për një ҫast se cilët njerëz na e mundësojnë këtë gjë?
Është fakt se në ketë periudhë ekuipazhet e anijeve po kalojnë një situatë shumë të vështirë. Ndër të tjera në këto kohë atyre mund t’i vështirësohet marrja e asistencës mjekësore kur është nevoja apo ҫ’imbarkimi nga anijet ku punojnë, kjo për shkaqe të masave shtrënguese që kanë marrë shtetet e ndryshme. Jetesa në bord për ta në kohën e pandemisë Covid-19 është bërë më e vështirë.
Në një përpjekje modeste për t’u solidarizuar dhe njohur vështirësitë e 1.6 milion detarëve, ekuipazhe të anijeve kudo në botë, ITF (International Transport Workers’ Federation – Federata Ndërkombëtare e Punonjësve të Transportit) dhe ICS (International Chamber of Shipping – Dhoma Ndërkombëtare e Detarisë) ka inkurajuar të kujtojmë këta njerez si “HERONJ TË HESHTUR” nëpërmjet organizimit të një gjesti simbolik në një moment të caktuar në të gjithë botën. Më datë 1 Maj 2020 ora 12:00 lokale ftohen që sirenat e anijeve kudo në botë të bien për pak minuta për këta heronj. Urojmë që edhe në Durrës dhe Portet e tjera të vendit tonë Autoritetet e Portit dhe Administrata Shtetërore do ta mbështesin dhe lejojnë këtë nismë për ti kujtuar këta njerëz në këte kohë të vështirë.
Me respekt për detarët kudo në botë,
Rei Misa
Student i vitit të tretë pranë UAMD dega Navigacion dhe Menaxhim Detar.





