AFRIKË, 21 shkurt 2013- Detektivi nga Afrika Jugore, Hilton Bota, i cili drejton cështjen e Oskar Pistorios, sportistit me aftësi të kufizuara, po përballet vetë me shtatë akuza për tentativë vrasje.
Ky lajm është bërë i ditur nga policia. Detektivi, Hillton Bota, thuhet se është përfshirë në të shtëna armësh disa vite më parë.
Oskar Pistorius, kompion i Lojërave Olimpike për personat me aftësi të kufizuara, nuk i pranon akuzat për vrasje me paramendim të së dashurës së tij 29 vjeçare, Riva Stinkemp.