Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar.
Ai akuzohet se prodhonte detergjentë dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë dhe më pas i shiste.
Kjo veprimtari është përsëritëse prej tij, pasi 53-vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë.
“Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 53-vjeçar, Arben D. Ai akuzohet se prodhonte detergjentë dhe shampo të markave të ndryshme në banesë, me ngjyrues dhe sapunë dhe më pas i shiste. Kjo veprimtari është përsëritëse prej tij, pasi 53-vjeçari është arrestuar edhe 6 vite më parë po për këtë gjë”, thotë policia.






