Deti i keq. 2 tragete nisen nga Bari në orën që duhej të mbërrinin në Durrës
DURRËS, 23 tetor 2014 – Si pasojë e erërave të forta dhe valëzimit në det deri në 7 ballë ka edhe vonesa në mbërritjen e trageteve në Durrës
Probleme me motin ka pasur edhe në ujërat italiane, ku kanë mbizotëruar stuhitë dhe erërat e forta.
Probleme me motin ka pasur edhe në ujërat italiane, ku kanë mbizotëruar stuhitë dhe erërat e forta.
Është për t’u vënë në dukje se nëse dy tragetet e linjës Bari-Durrës-Bari duhet të mbërrijnë çdo mëngjes ora 8:00, ata janë nisur në këtë orë nga porti i Barit.
Kështu trageti “Aurelia” i kompanisë “Adria Ferries” është nisur nga porti i Barit në orën 8:13, kurse trageti “Bari” i kompanisë “Wavelord Navigation” u nis po nga Bari ora 8:36.
Ndërkohë trageti “AF Marina” i kompanisë “Adria Ferries”, që duhej të mbërrinte nga porti italian i Ankona-s ora 8, ka hyrë në portin e Durrësit ora 11:44.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





